Shkruar nga Endri ÇINARI
Leon Pohls do jetë mungesa kryesore e Vllaznisë në prag të sfidës me Bylisin këtë fundjavë. Portieri gjerman do të jetë i pezulluar pasi plotësoi numrin e kartonëve, pas ndëshkimit me të verdhë në humbjen 3-1 ndaj Elbasani.
Bëhet fjalë për një mungesë me peshë për skuadrën shkodrane, duke qenë se Pohls ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë sezonit dhe një pikë referimi në repartin e prapëm. Stabiliteti që ka dhënë në portë ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e ekipit.
Pezullimi i tij detyron stafin e Vllaznia të ndryshojë në një rol kyç, pikërisht në një moment ku çdo pikë ka rëndësi në kampionat. Në vend të tij pritet të aktivizohet Aron Jukaj, i cili do të marrë përgjegjësinë në portë.
Edhe pse me më pak minuta, ai ka treguar se mund të përgjigjet kur i jepet mundësia. Sfida ndaj Bylisit kështu do të luhet me një ndryshim të rëndësishëm në formacion, ku mungesa e Pohls mbetet elementi që bie më shumë në sy.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


