Wednesday, April 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMario Mitaj asist në fitoren e rradhës të Al Ittihad

Mario Mitaj asist në fitoren e rradhës të Al Ittihad

Futbollisti i kombëtare shqiptare Mario Mitaj është rikthyer sërish si protagonist për skuadrën e tij Al Ittihad në ndeshjen e rradhë të vlefshme për kampionatin arab. Ai ka dhënë asistin e golit të parë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Al Taawoun.

Krosimi i tij nga e majta në zonë u shfrytëzua në mënyrën e duhur nga Aouar, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19-të të ndeshjes. Ndryshe nga profili natyral, Mitaj në këtë ndeshje luajti në rolin e mesfushorit të majtë.

Gjatë këtij sezoni, 22-vjeçari shqiptar numëron 42 prezenca në të gjitha kompeticionet me Al-Ittihad, e përkthyer me 1 gol dhe 4 asiste, jo keq për një mbrojtës të majtë.

Asisti i Mario Mitajt: (VIDEO)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments