Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETifozët kuqeblu japin sinjalin / Sot në orën 16:00 në stadiumin "Loro...

Tifozët kuqeblu japin sinjalin / Sot në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në mbështetje të Vllaznisë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Atmosfera pritet të ndizet në stadiumin “Loro Boriçi” këtë pasdite, teksa grupimi “Vllaznit Ultras” ka bërë një thirrje për grumbullim në orën 16:00 në seancën e rradhës stërvitore që Vllaznia do të ketë. Ata theksojnë se prezenca e tyre do të jetë e përqendruar vetëm në tribunën kryesore.

Ky veprim në këtë pikë të sezonit mund të konsiderohet shumë domethënës dhe me peshë, që synon të mobilizojë tifozërinë për një mbështetje edhe më të organizuar dhe të fortë ndaj skuadrës në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Me sloganin “Unë në zemër veç ty t’kam”, ultrasit kuqeblu rikthejnë në fokus lidhjen e fortë mes ekipit dhe qytetit, duke e shoqëruar thirrjen edhe me simbolet karakteristike kuqeblu.

Ky organizim pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë në tribunë, në një moment të rëndësishëm për ekipin, i cili duhet thënë se ndoshta nuk është në momentin e tij më të mirë, pas dy ndeshjeve shumë të rëndësishme të humbura. Sytë pasditën e sotme do të jenë në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku pritet që zëri i tifozëve të jetë një shtysë më shumë për Vllazninë dhe futbollistët e saj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments