Është mirë për egon që, kur humb, të thuash “e shitën”, “e lanë”… por mos e përlyeni Vllazninë!
Vllaznia as nuk lë ndeshje, as nuk ka ndodhur t’ia lërë kush. Dhe shumë mirë bën.
Vllaznia nuk është si ato skuadra që luajnë me “bllok” përpara, sepse po të ishte kështu, Tirana nuk do të na kishte hapur gropë duke ia lënë ndeshjen Kukësit dhe duke luajtur kundër nesh pa objektiv.
Kjo Tiranë që sot bën viktimën, harroi shumë shpejt “qokat” e vjetra nga “kushërinjtë kundërshtarë të përbetuar”.
Vllaznisë, edhe në kohën e qoftëlargut, bashkia i ka futur pengesa, madje edhe Xhelal Mziu i partisë.
Vllaznia është kundër të gjithëve, por kundërshtarë jo të paktë ka edhe “të vetët”.
Humb ndeshje – thonë “e lanë”. Fiton – “na e dha Rama, Taulant Balla”. Herë tjetër Spiropali. Nuk mungon as Beci apo ndonjë ministër i ri, pa i reklamuar mediat lokale.
Si e si për të baltosur këdo që punon për Vllazninë.
Ka 5 vjet që dikush i ka nxjerrë nga gropa, dhe nuk u tha asnjëherë një “faleminderit”. Por në tribunë sheh parrulla “faleminderit Kraja”, ky e ai… dhe nuk je mirënjohës për atë “të marrë” që përballet me këdo që e sheh Vllazninë vetëm për interesin e tij.
Të punosh në Shkodër, përveç vështirësive të tjera, duhet të jesh i fortë edhe përballë injorancës. Ja pse, për mua, ata njerëz janë heronj.
Forca Vllaznia! Merrni pikët me Tiranën, të marshojmë përpara në krye, sepse historia ka treguar se kush bën dallavere (si Elbasani), nuk e merr veten për 4–5 ndeshje.
Fokus vetëm te vetja. Ne shohim ndeshjet tona dhe, insha’Allah, kampionë — sepse kam besim se, po e fituam titullin, kjo Vllazni nuk ndalet më.


