Trajneri i Flamurtarit, Andi Ribaj, ka akuzuar gjyqtarin Eldorjan Hamiti se ka qenë ndikuar në barazimin që solli rënien e vlonjatëve nga kategoria. Ai i referohej rastit në minutat shtesë ku Jazxhi preku topin me dorë në zonë.
“E drejtë, kemi bërë 10 ndeshje shumë të mira. Por më vjen keq se këta djem kanë sakrifikuar shumë, kanë bërë një kampionat të mirë.
Nuk besoj se ka vend për të folur më se çfarë ndodhi në minutat e fundit në fushën e lojës, sepse arbitri nuk mund të rrijë 10 sekonda dhe të thotë direkt vazhdo lojën.
Se nëse Maksuti do driblonte, do dilte në kënd të mirë për të goditur për të shërbyer për shokët e ekipit. Gjithçka në këtë ndeshje u vendos nga arbitri Eldorian Hamiti”, tha RIbaj për RTSH pas ndeshjes.


