Thursday, May 7, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETah: U ndëshkuam shumë herët, por mund të jemi krenarë për mënyrën...

Tah: U ndëshkuam shumë herët, por mund të jemi krenarë për mënyrën si luajtëm

Bayern Munich është eliminuar nga Champions League në rrethana të hidhura. Pas humbjes 5-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, barazimi i mbrëmshëm 1-1 në sfidën e kthimit ndaj PSG nuk mjaftoi për të siguruar kualifikimin në finale.

Mbrojtësi bavarez Jonathan Tah foli pas eliminimit ndaj PSG në gjysmëfinalet e Champions League: “Të dyja ndeshjet ishin shumë të ekuilibruara. Ishin sfida të ndryshme, por në fund ata dolën fitues. Parizienët shënuan herët dhe më pas u mbrojtën mirë. Nëse do ta kishim shënuar golin tonë pak më herët, do të ishim në një pozicion më të mirë.

Fatkeqësisht, nuk krijuam shumë raste. Natyrisht është një zhgënjim i madh, por duhet të dish të përballesh me situata të ndryshme për të qenë i suksesshëm. Mendoj se mund të jemi krenarë për mënyrën se si kemi luajtur”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments