Vllaznia është duke u përgatitur për ndeshjen e fundjavës ndaj Flamurtarit, por kuptohet me mendjen tek “Final 4” ku do të tentojë padiskutim fitoren e titullit kampion. Por nga ana tjetër klubi shkodran përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, i ka kushtuar vëmendje pjesmarrjes për herë të gjashtë rradhazi në Kupat e Europës.
“Ne e bëmë përsëri, për të gjashtin vit rresht”- shkruhet në këtë postim.
Dhe në fakt, Vllaznia si asnjë ekip tjetër shqiptar në këto gjashtë vitet e fundit ka një pjesmarrje të tillë pa ndërprerje, çka tregon edhe për stabilitetin që kjo skuadër ka treguar që pas ardhjees në krye të klubit të presidentit Alban Xhaferi.
Përpos këtyre 6 pjesmarrjeve në Europë, kuqeblutë kanë fituar edhe 2 Kupa të Shqipërisë dhe njëkohësisht sivjet janë për të tretin vit në garë për titullin kampion.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


