Friday, May 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMoment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19, Spaleti e grumbullon për herë...

Moment historik për sulmuesin e Shqipërisë U-19, Spaleti e grumbullon për herë të parë me Juventusin

Arman Durmishi provoi për herë të parë në këtë javë, se si është të stërvitesh me ekipin e parë të Juventusit.

Talenti i Shqipërisë U-19 ishte nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti, që po përgatit transfertën me Leçen.

Durmishi shkëlqeu në këtë sezon me Juventusin U-20. Dhe pse 17 vjeç, ishte golashënuesi kryesor i ekipit në Primavera.

Sulmuesi i Kombëtares U-19 realizoi 10 gola në 23 ndeshje ku mori minuta. Interesante do të jetë nëse Juventusi do i japë mundësinë për të qenë në stol me ekipin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments