Friday, May 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEE ÇUDITSHME/ Disiplina pezullon presidentin Matija dhe 7 futbolliste të Vllaznia U17....

E ÇUDITSHME/ Disiplina pezullon presidentin Matija dhe 7 futbolliste të Vllaznia U17. Arsyeja? Reaguan nga arbitres që ‘u vodhi’ titullin kampion

E çuditshme! Presidenti i ekipit Vllaznia femra Lazer Matija dhe plot 7 futbolliste të ekipit Vllaznia U17 janë pezulluar nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Arsyeja e vetme e pezullimit është se ato përmes lotësh kanë reaguar ndaj arbitres së takimit final të kampionatit Mirela Qemeri, për padrejtësitë e mëdha që ajo bëri në këtë ndeshje duke ndikuar në rezultatin e saj dhe shpalljen kampion të një ekipi tjetër.

Dhe reagimi përmes lotëve i vajzave 14, 15 dhe 16 vjeçare të Vllaznisë dhe përpjekja e presidentit Matija për t’i mbrojtur ato, është konsideruar agresion nga zyrtarët e FSHF-së dhe si rrjedhojë presidenti Matija është pezulluar 10 javë, ndërsa 7 futbolliste janë pezulluar secila nga 5 javë!!!

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës të marra sot:

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar si dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

2. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dinaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

3. Zyrtari i KF Teuta, Mark Dodaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.      

4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 

5. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 

6. KF Iliria, për sjellje të gabuar të zyrtarëve të lejuar në tribunën e stadiumit, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%. 

7. Zyrtari i KF Vllaznia Vajza, Lazer Matija, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. 

8. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Ambra Reshiti, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.  

9. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Jysila Kolekaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

10. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Desara Lorja, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

11. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Ecrin Ileri, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

12. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Besarta Guri, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

13. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Franceska Hila, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

14. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Keida Hasaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. 

15. Multisport 21 Tirana U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

16. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, kunder Tirana King U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments