Monday, May 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPogradeci mposht Besën në kohën shtesë, Teuta 'pengesa' e fundit drejt elitës...

Pogradeci mposht Besën në kohën shtesë, Teuta ‘pengesa’ e fundit drejt elitës për liqenorët

Pogradeci ka mundur 1-0 në kohën shtesë Besën në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë. 90 minutat e kohës së rregullt janë mbyllur në barazim 0-0.

Një gol i Indio Oliveirës në kohën shtesë i ka dhuruar fitoren liqenorëve, që do të përballen me Teutën në ndeshjen e Play Out-it, që do të vendosë emrin e skuadrës së fundit që do të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e transmetuar drejhpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. kavajasit nisin më mirë takimin dhe kanë disa raste të mira për të zhbllokuar ndeshjen me Grecën dhe Çinuendu. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Nuk mungojnë rastet edhe në pjesën e dytë nga të dyja kampet, por është goli ai që mungon. Koha e rregullt mbyllet në barazim dhe në kohën shtesë është Indio Oliveira, ai që zhbllokon sfidën dhe shënon golin e fitores për Pogradecin.

Ka tension në fushë, Neto dhe Kofi ndëshkohen me karton të kuq për Besën, ndërsa Kazim ndëshkohet me të kuq për Pogradecin.

Mbyllet 1-0 për Pogradecin finalja e Play Off-it të Kategorisë së Parë. Liqenorët do të ndeshen me Teutën në sfidën që do të vendosë se cila nga dy skuadrat do të luajë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet më 16 maj, në ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments