Monday, May 11, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKETre medalje nga atletët e Vllaznisë në Mitingun Ndërkombëtar të Tivarit. Spikat...

Tre medalje nga atletët e Vllaznisë në Mitingun Ndërkombëtar të Tivarit. Spikat Endri Rakaj me medalje të artë

Tjetër paraqitje e suksesshme e atletëve të Vllaznisë teksa së fundi janë kthyer me tre medalje nga një aktivitet ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në fillimin e muajit maj në Tivar të Malit të Zi. Në edicionin e sivjetëm morën pjesë sportistë nga 15 vende të ndryshme dhe mes tyre kanë qenë edhe ata të Vllaznisë

Atletët shkodranë janë kthyer me tre medalje nga ky turne. Figurën më të mirë e bëri sportisti Endri Rakaj që zuri vendin e parë në garën e kërcimit së gjati me distancën 7.12 metra dhe duke merituar në këtë mënyrë medaljen e artë.

Sportisti tjetër, Leandro Çardaku ka dalë i dyti në garën e 100 metrave dhe ka marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Durjon Idrizaj ka dalë i treti në disiplinën e 400 metrave me pengesa duke merituar medaljen e bronztë.

Ndërkohë paraqitje të mirë kanë bërë në garat e tyre edhe sportistët Sidrit Kopliku, Mario Cepi, Rigers Haxhija dhe Elizeo Spathari, pavarësisht se nuk arritën dot të futen në zonën e medaljeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments