Saturday, May 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilani nis 'revolucionin'. Ibrahimoviç bëhet më vendim-marrës, Furlani në dyshim, largohet Tare

Milani nis ‘revolucionin’. Ibrahimoviç bëhet më vendim-marrës, Furlani në dyshim, largohet Tare

Gerry Cardinale është i zhgënjyer nga sezoni i Milanit. Humbja e titullit dhe rreziku për të mbetur jashtë Champions League do të konsideroheshin dështim i madh. Nisur nga kjo arsye, pronari kuqezi ka nisur të punojë për “revolucionin” e ri në klub, sidomos në drejtim.

Në këtë kuadër u zhvillua të enjten në Londër një takim i kërkuar nga vetë Cardinale, ku morën pjesë administratori Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimovic në rolin e këshilltarit të “RedBird”, Massimo Calvelli dhe Francesca Montini. Vendimet finale do të merren në fund të sezonit, por Cardinale ka dashur të diskutojë menjëherë me njerëzit më të afërt.

Sipas raportimeve, të gjithë janë në diskutim dhe nuk përjashtohen ndryshime të rëndësishme në organigramën e klubit. Edhe pozicioni i Furlanit po vlerësohet.

Igli Tare konsiderohet tashmë i larguar, ndërsa në vend të tij mund të vijë Tony D’Amico nga Atalanta. Ndërkohë, roli i Ibrahimovic pritet të “riformulohet” me më shumë kompetenca strategjike brenda klubit./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments