Tuesday, May 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini mes shumë dilemash para sfidës me Egnatian

Edi Martini mes shumë dilemash para sfidës me Egnatian

Situata tek Vllaznia pas humbjes me Dinamon sigurisht që nuk ka qenë e mirë. Të gjithë janë parë tejet të mërzitur dhe kjo ka krijuar njëfarë amullie, por drejtuesit e klubit dhe stafi teknik kanë vendosur ta kalojnë me qetësi.

Në “skenë” është ngjitur Edi Martini. “Arkitekti” i kësaj Vllaznie për të cilën të gjithë folën me elozhe, nuk ka ndër mend “të dorëzohet”. Si rrjedhojë është ngjitur sërish në katedër. Kuptohet që janë disa dilema të cilave ai duhet t’i japë zgjidhje para sfidës me Egnatian.

Për atë se çfarë do të ndryshojë në formacion, për mënyrën e të luajturit apo dhe shumë gjëra të tjera në aspektin taktik. Por më shumë sesa kaq, Martini ka për detyrë të punojë më shumë nga ana psikologjike me lojtarët e tij. Për t’i bindur se ata mund t’ia dalin të rikthehen sërish tek fitorja dhe po ashtu edhe tek pretendimet për titullin kampion.

Kuptohet që gjatë këtyre ditëve nuk ka se çfarë t’u japë nga ana fizike lojtarëve, edhe taktike po ashtu janë shumë pak gjëra për të ndryshuar prandaj dhe thamë që puna e trajnerit dhe stafit të tij duhet përqendruar në aspektin psikologjik.

Janë po këto djem të cilët në katër përballjet e këtij sezoni me Egnatian, e kanë mundur dy herë në Shkodër dhe kanë barazuar dy herë në Rrogozhinë ndërsa fjalën humbje nuk e njohin. Prandaj dhe duhet ta vijojnë këtë ecuri pozitive ndaj kampionëve në fuqi të vendit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments