Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREÇUDIA E MADHE/ Vllaznia U16 kampione e Shqipërisë, por asnjë futbollist i...

ÇUDIA E MADHE/ Vllaznia U16 kampione e Shqipërisë, por asnjë futbollist i saj nuk ftohet në kombëtare!!!

Ditën e sotme është publikuar lista e kombëtares U16 të Shqipërisë e cila do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë më 5 dhe 8 qershor në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të programit të zhvillimit dhe monitorimit të talenteve të rinj kuqezi.

Ajo që të bën përshtypje tek lista e publikuar e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Armand Dama, është mungesa e futbollistëve të Vllaznia U16. Asnjë pjestar i këtij ekipi nuk është pjesë e kësaj liste, ndonëse kemi të bëjmë me ekipin kampion të Shqipërisë për sezonin 2025-2026.

Nëse nuk ka elementë cilësorë, sigurisht që mungesa e ftesës edhe mund të pranohet, por në fakt tek Akademia Vllaznia ky brez lojtarësh konsiderohet nga më të mirët. Duke filluar nga portieri Tula, mbrojtësi Gjoni, mesfushori Sukaj, apo dy sulmuesit Gjeka e Marku, mund dhe duhej të ishin pjesë e kësaj kombëtareje, por kjo nuk ka ndodhur.

Brezi i datëlindjes 2010 i Akademisë Vllaznia konsiderohet nga specialistët si një brez me shumë perspektivë, jo vetëm se ai u shpall kampion, por sepse në rradhët e tij ka lojtarë cilësorë dhe kjo gjithsesi nuk ka mjaftuar për të marrë një ftesë në kombëtare.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments