Tuesday, June 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja godet sërish në merkato, firmos edhe me mbrojtësin që është shpallur...

Besëlidhja godet sërish në merkato, firmos edhe me mbrojtësin që është shpallur kampion në Superiore

Besëlidhja ka bërë një tjetër afrim të bujshëm në merkato pas atij të Lorenc Trashit. Kampionët e Kategorisë së Dytë, të cilën sezonin e ardhshëm do të militojnë në Kategorinë e Parë, kanë transferuar Stivian Janku.

Qendërmbrojtësi mbylli aventurën e tij me Flamurtarin, për të nisur një të re me lezhjanët. Vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, por me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

Kujtojmë që Janku ka një karrierë mjaft të pasur. Vetë 28-vjeçari ka luajatur me ekipe si Delvina, Partizani, Luftëtari, Bylis, Egnatia, Dinamo dhe Feronikeli në Kosovë.

Kujtojmë që pikërisht me ekipin rrogozhinas, Janku ka fituar titullin kampion në Superiore gjatë sezonin 2023/2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments