Thursday, June 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Mediat kosovare: Vllaznia hidhet në sulm për mbrojtësin e krahut të...

MERKATO/ Mediat kosovare: Vllaznia hidhet në sulm për mbrojtësin e krahut të majtë të Ferizajt

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia është futur seriozisht në garë për transferimin e Qlirim Avdullit, një prej emrave më të kërkuar të merkatos verore.

Mbrojtësi i majtë i Ferizajt po kalon formën më të mirë të karrierës, duke regjistruar 18 asistime në dy sezonet e fundit, një statistikë që e bën atë mbrojtësin më produktiv në Superligën e Kosovës.

Gazeta Olle në Kosovë raporton se drejtuesit e Vllaznisë i kanë paraqitur tashmë ofertën zyrtare futbollistit, duke e konsideruar një përforcim ideal për krahun e majtë në prag të sezonit të ri.

Me cilësitë e tij në fazën mbrojtëse dhe kontributin e madh në sulm, Avdulli shihet si një lojtar që mund t’i japë më shumë forcë skuadrës shkodrane në objektivat e saj për sezonin e ardhshëm.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments