Thursday, June 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMERKATO/ Mbrojtësi shkodran Arsid Temja rinovon kontratën me Besëlidhjen

MERKATO/ Mbrojtësi shkodran Arsid Temja rinovon kontratën me Besëlidhjen

Paraqitjet e mira të bëra në kampionatin e kaluar, ka bërë që stafi teknik dhe drejtuesit e klubit Besëlidhja t’i ofrojnë rinovim kontrate mbrojtësit shkodran Arsid Temja. Si rrjedhojë dy palët janë ulur në tavolinë dhe kanë hedhur firmë në kontratën e re, çka do të thotë se 24 vjeçari do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe në sezonin 2026-2027.

Temja vlerësohet maksimalisht nga ana e trajnerit Plori i cili i ka besuar mbrojtjen sezonin e kaluar dhe ai ia ka shpërblyer duke qenë i pazëvendësueshëm në formacion. Shtatëlarti shkodran konsiderohet një pikë e fortë e skuadrës dhe për këtë arsye është zgjatur kontrata me të.

Ai është rritur tek Akademia e KF Shkodra, për të vijuar karrierën me KF Murlani, e më pas në Kosovë tek Phoenix, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri tek Tërbuni, e cila ka qenë skuadra e fundit para se të transferohej sezonin e kaluar në Lezhë.

Tek Besëlidhja ai po shkëlqen, por me siguri që do të rritet edhe më shumë nga ana profesionale. Përveç Temjes, drejtuesit e Besëlidhjes kanë rinovuar kontratën edhe me mesfushorin elbasanas Ardit Hila.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments