Saturday, June 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Vllaznia bën goditjen e parë, firmos Patrik Bardhi

EKSKLUZIVE / Vllaznia bën goditjen e parë, firmos Patrik Bardhi

Nga Maringlen ZHIVANI

Merkatoja e verës ka nisur të marrë formë në kampin kuqeblu dhe Vllaznia duket se ka siguruar përforcimin e saj të parë për sezonin e ri.

Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se drejtuesit shkodranë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin anësor Patrik Bardhi, i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare me kuqeblutë. Edhe pse merkatoja e Vllaznisë vijon të jetë e bllokuar për momentin, kjo nuk i ka penguar drejtuesit të punojnë në prapaskenë për ndërtimin e skuadrës së re.

Bardhi konsiderohet si një futbollist që mund t’i japë më shumë ritëm, eksperiencë dhe alternativa repartit ofensiv. 28-vjeçari vjen pas një sezoni me Vorën, ku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e Tiranës, Kastriotit dhe Dinamos.

Me firmën e Bardhit, Vllaznia hedh hapin e parë në merkaton e verës, ndërsa në ditët në vijim priten edhe lëvizje të tjera për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments