Saturday, June 6, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIMERKATO/ Vllaznia prezanton përforcimin e parë, firmos me Patrik Bardhin

MERKATO/ Vllaznia prezanton përforcimin e parë, firmos me Patrik Bardhin

Vetëm para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor Patrik Bardhi. Kontrata mes palëve është 1-vjeçare, ndërsa ky transferimi për 28-vjeçarin konsiderohet hap i rëndësishëm në karrierë.

Vetëm para disa ditësh, ekipi i Vorës njoftoi mbylljen e bashkëpunimit, por tashmë Bardhi ka shansin të luftojë për trofe dhe të tregoi veten. Protagonisti në fjalë e ka nisur “evoluimin” profesionale te akademia e Tiranës dhe më pas ka “shtegtuar” te Kastrioti e Dinamo, para se të kalonte te Vora.    

“MIRËSEVJEN, PATRIK!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027.

Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja.

I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme.

Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!”- shkruhet në postimin e KF Vllaznia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments