Tuesday, June 9, 2026
FAQJA E PARE BOKSFANTASTIKE/ Nelson Hysa në gusht në ring përballë të madhit Tyson Fury?

FANTASTIKE/ Nelson Hysa në gusht në ring përballë të madhit Tyson Fury?

Shkruar nga Gjergj KOLA

Ditët e fundit boksieri shkodran Nelson Hysa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lajmërojë për një sfidë të madhe, më të madhen e karrrierës së tij. Ai nuk e ka zbuluar emrin e kundërshtarit por gjasat janë që ai të jetë boksieri i madh anglez Tyson Fury.

Ka qenë faqja e njohur “DD Sports” e cila është bashkëpunëtore zyrtare e kanalit televiziv “DAZN”, ajo që ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këtë përballje.

“Po shtohen thashethemet se boksieri i pamposhtur shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa (24-0, 22 KO) është kandidati kryesor për t’u përballur me Tyson Fury në një ndeshje të mundshme kthimi këtë gusht.

Ndeshja në fjalë po diskutohet si një përgatitje e mundshme për Furyn përpara një përballjeje të shumëpritur me Anthony Joshua, e cila aktualisht është planifikuar për në nëntor. Është interesante që Joshua thuhet gjithashtu se do të përballet me një tjetër boksier shqiptar të peshave të rënda këtë verë, me Kristian Prengën, sfidë kjo e programuar më 25 korrik.

Asgjë nuk është zyrtare ende, por rruga drejt një sfide Fury- Joshua mund të fillojë me të dy yjet britanikë që përballen së pari me kundërshtarët shqiptar. 🇬🇧🥊 A do të ishte Nelson Hysa kundërshtari i duhur për rikthimin e Fury-t?”- shkruan kjo faqe.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments