Wednesday, June 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbyllen zërat e merkatos, braziliani Vinicius merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Mbyllen zërat e merkatos, braziliani Vinicius merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Vinicius Junior nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere dhe pritet të vazhdojë të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm. Lajmi vjen nga mediet spanjolle, të cilat raportojnë se sulmuesi brazilian e sheh të ardhmen e tij të lidhur ngushtë me klubin madrilen.

Sipas gazetës spanjolle AS, 25-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht spekulimeve të shumta që e kanë lidhur me një largim të mundshëm.

Në të njëjtën kohë, Reali vazhdon të monitorojë disa emra të rëndësishëm në merkato, por kjo nuk ka ndikuar në planet e Viniciusit.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2027, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj vijojnë prej disa muajsh. Deri tani, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje të re, kryesisht për shkak të kërkesave financiare të lojtarit.

Megjithatë, optimizmi mbetet i lartë në të dyja kampet. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e konsideron Viniciusin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit dhe pritet të shtyjë përpara negociatat pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Edhe vetë sulmuesi ka deklaruar në disa raste se dëshiron të vazhdojë karrierën me fanellën e Realit. Një paraqitje e suksesshme me Brazilin në Botërorin e vitit 2026 mund t’ia forcojë më tej pozitat në bisedimet për kontratën e re.

Për momentin, mesazhi është i qartë: Vinicius Jr nuk po mendon largimin dhe synimi i tij mbetet të vazhdojë të shkruajë historinë me Real Madridin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments