Thursday, June 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPritej prej ditësh, Melos Bajrami konfirmon largimin nga Vllaznia

Pritej prej ditësh, Melos Bajrami konfirmon largimin nga Vllaznia

Melos Bajrami ka njoftuar largimin nga Vllaznia. Qendërmbrojtësi e ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku bënë fakt të kryer lamtumirën me kuqeblutë.

Bajrami falenderon shokët e skuadrës, trajnerët, drejtuesit si dhe tifozët për kohën që ai kaloi me shkodranët në dy vite me fanellën e kësaj skuadre, teksa thekson se ky ekip do të ketë një vend të veçantë në zemrën e tij, pavarësisht “divorcit”.

Me Vllazninë, 22-vjeçari numëron 74 paraqitje, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi vetëm 1 asist. Më herët, futbollisti nga Kosova ka veshur edhe fanellën e Skënderbeut në kampionatin shqiptar, atë të Gjilanit dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës si dhe të Shkupit e Makedonijas në Maqedoninë e Veriut.

Mbetet e paqartë se çfarë drejtimi do të marrë Bajrami, nëse do të mbetet në Superiore apo do të provojë një tjetër eksperiencë jashtë vendit, teksa kartoni i tij sipas “Transfermarkt”, vërvitet në vlerën e 250 mijë eurove.

POSTIMI:

“Pas dy vitesh të paharrueshme, ka ardhur koha të them lamtumirë. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, drejtuesve dhe tifozëve për mbështetjen, respektin dhe kujtimet që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Vllaznia do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments