Ardit Nikaj është transferuar tek Elbasani. Verdheblutë e prezantuan sot sulmuesin 24-vjeçar.
Nikaj bëhet sulmuesi i dytë shkodran, që firmos pas Rubin Hebajt. 24-vjeçari bashkohet pas eksperiencës me Uisla Krakov në ligën e dytë polake.
Nikaj ishte i huazuar nga Skënderbeu. Pas përfundimit të bashkëpunimit me polakët, është preferuar trasnferimi tek Elbasani me kontratë deri në vitin 2029.
Verdheblutë po përgatiten për Europën. Aty ku do të luajnë në turin e parë të Ligës së Konferencës.


