Suksesi i djeshëm i ekipit të Vllaznisë në atletikë për meshkuj nuk mund të kalonte pa marrë edhe vëmendjen e kryebashkiakut Benet Beci. Përmes një postimi të shpërndarë pak minuta më parë në faqen e tij ai ka uruar sportistët dhe trajnerët për këtë sukses historik.
“Mirëmëngjes me ngjyrat kuqeblu! Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në atletikë për herë të 30-të.
Një sukses që flet për traditën, punën dhe kulturën sportive që Shkodra ka ndërtuar ndër breza. Pas çdo medaljeje dhe çdo rezultati të arritur qëndron përkushtimi i atletëve, trajnerëve dhe i gjithë klubit.
Urime kampionëve tanë për këtë arritje të jashtëzakonshme! Shkodra feston me ju. Vllaznia vazhdon të shkruajë histori”- shkruan numri 1 i Bashkisë Shkodër në postimin e tij.


