Saturday, June 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMbrojësi nga Razma e Malësisë së Madhe Gabriel Ramaj, kalon në Seria...

Mbrojësi nga Razma e Malësisë së Madhe Gabriel Ramaj, kalon në Seria C

Gabriel Ramaj është kapiteni i Atalantës U-20, të cilit i konfirmohet kalimi tek ekipi U-23 i Atalantës. Kështu në edicionin e ardhshëm do të luajë në Serinë C. Qendërmbrojtësi vendosi të afrohej te Shqipëria U-21, pasi la Italinë U-19.

Me ekipet e moshave të Atalantës, që nga edicioni 2021/22, ka regjistruar 147 ndeshje dhe në sezonin e fundit kur mbante edhe shiritin e kapitenit, u bë fitues i Kupës së Italisë, duke qenë lojtari i parë që e ngriti lart trofeun.

20-vjeçari me origjinë nga Razma e Malësisë së Madhe, mund të ketë një mundësi të mirë për t’u promovuar. Trajner pritet të jetë Nikola Korrent, i cili aktualisht drejton Parmën U-20.

Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e futbollistit në Serie C, por ky mund të jetë një shans për ngjitje në karrierë. Sidoqoftë, për ta arritur këtë i duhet të punojë shumë në fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments