Sunday, June 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjermania vendos bonus rekord për ëndrrën e yllit të pestë

Gjermania vendos bonus rekord për ëndrrën e yllit të pestë

Gjermania e ka fituar katër herë Kupën e Botës dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) do të dëshironte shumë të shtonte edhe yllin e pestë. Në rast triumfi, lojtarët e kombëtares do të përfitonin një bonus rekord.

Edhe pse shuma e saktë nuk është bërë publike, pasi DFB po e mban të fshehtë, drejtori menaxhues Andreas Retig zbuloi se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme nëse Gjermania shpallet kampione e botës.

“Nëse skuadra bëhet kampione e botës, do të ketë më shumë se në Katar, sepse do të ketë të ardhura dukshëm më të larta,” tha 63 vjeçari, duke konfirmuar se shuma do të jetë më e madhe se 400 mijë euro.

Tre vjet e gjysmë më parë, fitimi i titullit do t’i sillte secilit lojtar të kombëtares një bonus prej saktësisht 400 mijë eurosh, por Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës në Katar që në fazën e grupeve, ashtu siç kishte ndodhur edhe në Rusi në vitin 2018. Nuk pritet të ketë konflikte për çështjen e bonuseve. Retig theksoi se nuk ka pasur “negociata të vështira” me skuadrën, përfshirë edhe kapitenin Xhoshua Kimish. Sipas tij, lojtarët kanë aq shumë besim te vetja sa që bonusi do të ishte “praktikisht zero” në rast të një eliminimi të hershëm.

Ai shpjegoi edhe anën tjetër të marrëveshjes: “Në këmbim, nëse bëhemi kampionë bote, duam diçka më shumë.” Më herët, Xhonatan Tah kishte konfirmuar se palët janë pranë një marrëveshjeje përfundimtare. “Po, jemi shumë afër. Gjërat po duken mirë,” tha mbrojtësi i Bajernit gjatë një konference për shtyp. Megjithatë, Kimish kishte bërë të qartë se paratë nuk janë motivimi kryesor i lojtarëve.

“Është një bonus i këndshëm, diçka që e meriton kur arrin rezultate. Por suksesi na motivon më shumë sesa paratë.” Retig theksoi gjithashtu se DFB ka krijuar një “rezervë sigurie” për shkak të kostove të larta të turneut dhe faktit që FIFA i paguan shpërblimet në dollarë.

Për këtë arsye, fryma e përgjithshme e negociatave me skuadrën ka qenë: “Luani futboll dhe sigurohuni që të fitoni titullin ose të arrini sukses, pastaj ne nuk do t’ju kursejmë në shpërblime.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments