Sunday, June 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE8 lojtarë të kaluar tek Akademia Vllaznia këtë sezon, drejtuesit e 'Bashkimit'...

8 lojtarë të kaluar tek Akademia Vllaznia këtë sezon, drejtuesit e ‘Bashkimit’ të kënaqur nga bashkëpunimi

Akademia e Futbollit “Bashkimi” ndonëse ka shumë vite formimi, brenda një kohe të shkurtër ka arritur të lërë gjurmë në futbollin e moshave dhe jo vetëm. Mjafton të shohësh numrin e madh të lojtarëve që sot luajnë me sukses me ekipet e Akademisë Vllaznia dhe e kupton qartë se puna e mirë e bërë i ka dhënë efektet e veta.

Përpos rezultateve të arritura me ekipet e tyre të moshave, tek “Bashkimi” fokusi kryesor është përgatitja e lojtarëve sa më cilësorë dhe pikërisht falë edhe një marrëveshje të arritur kohë më parë me Akademinë Vllaznia, lojtarët më të mirë sigurisht që shkojnë aty.

Vetëm në sezonin e fundit kanë qenë plot 8 futbollistë që kanë kaluar nga “Bashkimi” tek Vllaznia. Duke filluar me portieren Ambra Reshiti e cila ndonëse vetëm 15 vjeç, ka debutuar me ekipin e parë të Vllaznisë dhe njëkohësisht është portierja e kombëtares U17 të Shqipërisë.

Për të vazhduar me Enis Repajn, kapitenin e ekipit U14 të Vllaznisë dhe njëkohësisht i përzgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit nga Akademia Vllaznia, ndërkohë që së fundi është grumbulluar me kombëtaren U14 për ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut.

Lista vazhdon me Ensar Ademi, lojtar formacioni i Vllaznia U15, Eris Fangaj pjesë e Vllaznia U16, Emsed Fangaj po me këtë ekip ashtu si dhe Seldi Fangaj, e për të vazhduar me Petar Iric tek Vllazni U15 dhe Ormir Plangaj tek ekipi U14.

Largimi i kaq shumë lojtarëve cilësorë sigurisht që ka ndikuar tek rezultatet e ekipeve të Akademisë “Bashkimi” në kampionatet rajonale, por për drejtuesit e saj e rëndësishme është që futbollistët të kenë të ardhme. Njëkohësisht bëhet e ditur se bashkëpunimi me Akademinë Vllaznia do të vijojë edhe në të ardhmen.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments