Tuesday, June 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i 'Shkodra Sport', Dinamo prezanton përgatitësin e ri atletik

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, Dinamo prezanton përgatitësin e ri atletik

Shkruar nga Maringlen Zhivani

Tashmë është zyrtare. Mark Dodaj do të jetë përgatitësi i ri atletik i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka njoftuar afrimin e tij përmes kanaleve zyrtare, duke e cilësuar si një vlerë të shtuar për stafin teknik.

“FC Dinamo i uron mirëseardhjen përgatitësit atletik Mark Dodaj! Ai i bashkohet familjes së madhe dinamovite si një vlerë e shtuar për stafin teknik të skuadrës. Jemi të bindur se kontributi i tij do të jetë i çmuar për arritjen e sukseseve të skuadrës sonë në të ardhmen”, shkruan klubi.

Me këtë zhvillim, konfirmohet plotësisht lajmi i publikuar më herët nga “Shkodra Sport”, që raportoi ekskluzivisht marrëveshjen mes palëve përpara zyrtarizimit.

Dodaj vjen te Dinamo pas përfundimit të bashkëpunimit me Teutën dhe tashmë nis një kapitull të ri në Superiore, me objektiva të qarta për sezonin e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments