Tuesday, June 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEE PAPRITUR/ Arsid Kruja i jep lamtumirën futbollit të luajtur

E PAPRITUR/ Arsid Kruja i jep lamtumirën futbollit të luajtur

Një lajm disi i papritur është zbuluar sot nga Klubi i Besëlidhjes. Ish- futbollisti i saj Arsid Kruja, një nga pikat më të forta të ekipit lezhjan, ka vendosur t”i japë lamtumirën futbollit të luajtur.

“Arsid Kruja e mbyll me futbollin e luajtur. Sezonin e fundit futbollistik në karrierë e luajti me skuadrën tonë të Besëlidhjes duke lënë pas një karrierë të gjatë në futbollin tonë. Faleminderit Arsid Kruja”- shkruhet në këtë postim.

Ndërkohë trajneri Elvis Plori e kishte llogaritur sërish Krujën si një pikë të fortë të skuadrës që ai drejton edhe për sezonin e ri në të cilin siç dihet tashmë Besëlidhja do të luajë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Por ai është befasuar nga një telefonatë e lojtarit.

Themi telefonatë sepse nga sa mëson Gazeta “Shkodra Sport”, Arsid Kruja prej pak kohësh është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mesa duket do të vijojë tashmë jetën e tij në kontinentin e largët.

Kujtojmë që pjesën kryesore të karrierës së tij 33 vjeçari e ka patur tek Vllaznia me të cilën ka luajtur mbi 200 ndeshje në kampionat, por njëkohësisht ka provuar të luajë edhe me ekipe si Flamurtari, Laçi, Teuta e së fundi me Besëlidhjen, skuadër me të cilën mbylli edhe karrierën futbollistike.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments