Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia pranë një tjetër përforcimi në merkato. Arrin akordin me mbrojtësin që...

Vllaznia pranë një tjetër përforcimi në merkato. Arrin akordin me mbrojtësin që fitoi kupën me Dukagjinin

Pas Patrik Bardhit, Herald Markut dhe Bruno Brajkoviç, Vllaznia është pranë një tjetër goditje në merkato. Këtë herë bëhet fjalë për një mbrojtës qendre, pikërisht kosovarin Erlis Xhemajli. Ai është 23 vjeç dhe në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Dukagjinit me të cilin muajin e kaluar fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Xhemajli kësisoj pritet të zërë vendin e një tjetër kosovari që ishte pjesë e Vllaznisë në dy sezonet e fundit, Melos Bajrami. Lajmin për akordin në mes lojtarit dhe Vllaznisë e bën të ditur portali “Zëri i sportit” i cili shkruan se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare të lojtarit me kuqeblutë.

Mesfushori gjilanas në treg vlerësohet me 450 mijë €, sipas Transfermarkt. Vlen të theksohet se Erlis Xhemajli te Vllaznia kalon si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Dukagjinin.

Në këtë mënyrë shkodranët e Edi Martinit duket se po fillojnë të plotësohen me lojtarët e duhur pikërisht para ndeshjeve europiane teksa siç dihet, shorti i ka përballur në turin e parë me Malishevën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments