Vllaznia prej një jave e gjysëm ka nisur përgatitjet për ndeshjet europiane dhe gradualisht organika e skuadrës ka ardhur duke u plotësuar. Ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre ditëve ka qenë mungesa në stërvitje e mesfushorit Ardit Krymi.
Nga ana e klubit nuk ka patur asnjë komunikatë për situatën e tij, e po ashtu edhe lojtari nuk është shprehur askund se çfarë po ndodh me të. Ajo që dihet është se lojtari është nën kontratë me Vllazninë deri në qershor të vitit 2027.
Megjithatë nga ajo çfarë mësohet është se lojtarit i është thënë se nuk është në planet e trajnerit!!! Ndoshta kjo situatë ka ardhur edhe për shkak të një raporti jo shumë të mirë me trajnerin Martini e kjo u pa qartë në ndeshjen e fundit me Elbasanin.
Tek Vllaznia duket se janë duke i bërë planet pa të, gjithsesi duhen pritur ditët në vazhdim për të mësuar më shumë në lidhje me këtë çështje. Të mos harrojmë se kemi të bëjmë me një nga futbollistët më stabël tek Vllaznia në dekadën e fundit teksa ka luajtur mbi 300 ndeshje në kampionat me fanellën kuqeblu.


