Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArdit Krymi shumë pranë akordit me rivalin e përjetshëm të Vllaznisë

Ardit Krymi shumë pranë akordit me rivalin e përjetshëm të Vllaznisë

Pasi nuk ka qenë në planet e stafit teknik të Vllaznisë, mesfushori Ardit Krymi ka menduar një skuadër tjetër për vazhdimin e karrierës së tij dhe duket se e ka gjetur. Pasditen e sotme mediat kanë bërë të ditur se në mes futbollistit 30 vjeçar dhe Tiranës ka bisedime dhe palët po shkojnë drejt një akordi.

Kuptohet që për Krymin kjo nuk ka qenë zgjidhja që ai ka dashur, por duke qenë se tek Vllaznia “i kanë mbyllur derën”, ka qenë i detyruar që të kalojë tek rivalët e përjetshëm të kuqebluve.

Gjithsesi duhen pritur orët në vijim për të parë nëse do të konkretizohet kjo transfertë me hedhjen e firmës në kontratë, ngaqë për lojtarin ka shprehur interes edhe Elbasani apo dhe ndonjë skuadër tjetër e kampionatit shqiptar.

Tirana duket në “pole position” dhe me shumë të ngjarë Krymi do të firmosë për të, duke u bërë kështu skuadra e dytë e kampionatit shqiptar që do të luante për të, ndonëse më parë ishte shprehur se në Shqipëri Vllazninë nuk e ndërronte me askënd, por rrethanat e krijuara e kanë detyruar të bëjë një zgjedhje të tillë.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments