Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREMesfushori shkodran e mbyll me Bylisin, del lojtar i lirë në merkato

Mesfushori shkodran e mbyll me Bylisin, del lojtar i lirë në merkato

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Futbollisti Paulo Pjeshka ka përfunduar zyrtarisht bashkëpunimin me klubin e Bylisit pas skadimit të kontratës dhe tashmë është i lirë të zgjedhë destinacionin e radhës në karrierë.


Mesfushori shkodran është në pritje të ofertave konkrete për sezonin e ri, ndërsa në ditët në vijim pritet të zhvillojë edhe kontakte me disa klube të interesuara për shërbimet e tij.

Pas përfundimit të kontratës, Pjeshka është i lirë të firmosë me çdo skuadër që shfaq interes, teksa synon një hap të ri në karrierën e tij sportive.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments