Sulmuesi shkodran Erald Çinari ka njoftuar sot përmes një postimi se e ka mbyllur aventurën e tij në Arabinë Saudite me ekipin Al-Jabalain. “Faleminderit”, është fraza në postimin e tij, shoqëruar edhe me një video të golave të shënuar me këtë skuadër.
Pas një viti në Arabinë Saudite, nuk përjashtohet “pista” e rikthimit në Shqipëri për 29 vjeçarin. Vllaznia mund të jetë një opsion sepse edhe verën e kaluar trajneri Martini i bëri ofertë për t’u veshur kuqeblu, por ai kishte plane të tjera.
Megjithatë, e sigurtë është se ofertat në adresë të tij nuk do të mungojnë nga brenda dhe jashtë vendit, por gjithsesi mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


