Kontrata e Odise Roshit me klubin turk të Ankara Keciorengucu, përfundon me 30 qershor. Deri më tani nuk ka asnjë bisedim për rinovimin e kontratës dhe 35-vjeçari po shijon pushimet.
E në prag të merkatos, Roshi ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga qyteti i Shkodrës, pikërisht nga Ura e Mesit. Nuk është e qartë nëse ka ardhur për të takuar mikun e tij më të mirë- Bekim Balajn, apo për diçka tjetër.
Duket se “Raketa Kuqezi” ka preferuar që ditët e pushimit t’i kalojë në Shqipëri. Vlen të theksohet se pas 30 qershorit, Roshi do të jetë një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

“InstaStory” i Odise Roshit


