Tuesday, June 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Vllaznia pranë huazimit të sulmuesit të Partizanit për ndeshjet europiane

E FUNDIT/ Vllaznia pranë huazimit të sulmuesit të Partizanit për ndeshjet europiane

Vllaznia është në kërkim të një sulmuesi dhe duket se atë e ka gjetur, por vetëm për Kupat e Europës. Kjo sepse drejtuesit e klubit shkodran pritet të arrijnë një marrëveshje me Partizanin për huazimin e sulmuesit Rrok Toma.

Ky i fundit njihet mirë nga trajneri Martini i cili e ka stërvitur kur kanë qenë tek Teuta dhe prandaj shpreson shumë që t’i bëjë punë në ndeshjet europiane. Të kuqtë nga sa mësohet nuk kanë qenë kundër një huazimi të tillë dhe në ditët në vazhdim pritet firmosja e marrëveshjes.

Madje, burime të gazetës bëjnë të ditur se përpos këtij sulmuesi, mund të jetë edhe një mesfushor i të kuqve që mund të vijë si huazim tek Vllaznia për ndeshjet europiane.

Toma është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë dhe dallohet për disa veçori në lojën e tij dhe prandaj te Vllaznia mendojnë se ai do t’u bëjë shumë punë për ndeshjet e “Conference League”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments