Sunday, June 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE paralajmëroi 'Shkodra Sport', Mehdi Çoba firmos për Flamurtarin

E paralajmëroi ‘Shkodra Sport’, Mehdi Çoba firmos për Flamurtarin

Gazeta “Shkodra Sport” bëri të ditur ditën e djeshme se sulmuesi shkodran Mehdi Çoba kishte arritur akordin me drejtuesit e Flamurtarit dhe pritej vetëm hedhja e firmës në kontratë dhe zyrtarizimi i tij.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Ditën e sotme klubi vlonjat e ka prezantuar si futbollistin e tyre më të ri teksa në faqen zyrtare shkruan:

“ZYRTARE | Mehdi Çoba i bashkohet Flamurtari F.C.

Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Mehdi Çoba, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Emri: Mehdi Çoba

Datëlindja: 09.03.2000

Shtetësia: Shqiptare

Gjatësia: 1.82 m

Pozicioni: Sulmues

26-vjeçari vjen për të forcuar repartin ofensiv të skuadrës, duke sjellë cilësi, energji dhe ambicie për objektivat e Flamurtarit.

Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Mehdi!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments