Monday, June 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERrezikon falimentin, Rei Manaj i premton presidentit: E dua ekipin, do e...

Rrezikon falimentin, Rei Manaj i premton presidentit: E dua ekipin, do e kthejmë në Superligë

Rei Manaj duket se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Pavarësisht interesimit nga klube të Superligës turke dhe kampionate të tjera, sulmuesi shqiptar pritet të vazhdojë te Sivaspori, me objektivin për ta ndihmuar skuadrën të rikthehet menjëherë në elitën e futbollit turk.

Sipas raportimeve të mediave turke, Manaj ka zhvilluar një bisedë me presidentin e klubit, Burak Ozçoban, ku ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Sivas.

Sulmuesi thuhet se ka bërë të qartë se ofertat e marra nuk do të ndikojnë në vendimin e tij, pasi dëshiron të vazhdojë me fanellën e Sivasporit dhe të kontribuojë në rikthimin e skuadrës në Superligë.

Ky qëndrim konsiderohet një lajm i rëndësishëm për drejtuesit e klubit, të cilët po ndërtojnë skuadrën për sezonin e ri. “Ofertat që kam marrë nuk kanë rëndësi.

E dua shumë këtë ekip dhe këtë qytet. Nuk kam ndërmend të heq dorë nga fanella ime, dua të qëndroj për ta rikthyer këtë ekip aty ku i takon, në Superligë”, janë fjalët që Manaj i ka thënë presidentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments