Monday, June 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE FUNDIT/ Isgandarli firmos me kundërshtarin e Vllaznisë

E FUNDIT/ Isgandarli firmos me kundërshtarin e Vllaznisë

Kundërshtari i Vllaznisë në turin e parë të “Conference League”, ekipi i Malishevës ka habitur së fundi me transferimin e rradhës. Skuadra nga Superliga e Kosovës ka arritur të transferojë Vusal Isgandarl.

Kjo qasje tregon qartë objektivin e  Malishevës, avancimin sa më lartë në Kupat e Evropës. Për Vllazninë, rivalin në raundin e parë të Conference League i Malishvës, është një lajm tepër i keq.

Isgandarli e njeh mjaft mirë ekipin shkodran, pasi ka luajtur shumë herë kundër tyre, si kur ka qenë pjesë e Egnatias, ashtu edhe me Partizanin në Superiore.  

Prezantimi i këtij lojtari është bërë ditën e sotme nga drejtuesit e klubit dhe sulmuesi do të nisë menjëherë stërvitjen duke u vënë në dispozicion të trajnerit Brdariç që ia njeh mirë vlerat e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments