Tuesday, June 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMediat gjermane shpërthejnë pas turpit në Botëror: Sillni Kloppin!

Mediat gjermane shpërthejnë pas turpit në Botëror: Sillni Kloppin!

Pas humbjes ndaj Paraguait me penallti në fazën e 1/16-ës, në Gjermani ka kritika të forta ndaj trajnerit Julian Nagelsmann dhe polemika për golin e anuluar në kohën shtesë…

Gjermania është përballur me një valë kritikash pas eliminimit nga Paraguai me penallti në fazën e 1/16-ës së Kupës së Botës 2026. Humbja ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik dhe në mediat gjermane, të cilat kanë vënë në shënjestër trajnerin e kombëtares, Julian Nagelsmann, si edhe vendimin për anulimin e një goli në kohën shtesë.

Sipas mediave gjermane, paraqitja e kombëtares u konsiderua zhgënjyese. Bild shkruan se “Gjermania nuk është më Gjermania”, ndërsa Kicker e përshkruan turneun si “një aktakuzë ndaj futbollit gjerman dhe Nagelsmannit”, duke e cilësuar Botërorin një katastrofë.

Edhe media të tjera përdorën tone të ashpra. Sports1 e quajti eliminimin një “fiasko”, ndërsa Der Spiegel vlerësoi se një skuadër që eliminohet nga një kundërshtar i tillë nuk mund të pretendojë të jetë mes më të mirave në botë. Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) e cilësoi humbjen si përmbledhje të gjithë fushatës së dobët të Gjermanisë, ndërsa Süddeutsche Zeitung ngriti pikëpyetje për të ardhmen e ekipit pas një tjetër dështimi në Kupën e Botës. Edhe ARD/Tagesschau foli për një tjetër zhgënjim të madh të kombëtares gjermane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments