Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Lëvizjet në merkaton e verës vazhdojnë dhe një prej tyre duket se do të jetë kalimi i Antonio Delajt te Besëlidhja. Burime të sigurta për “Shkodra Sport” bëjnë me dije se mesfushori 22-vjeçar shkodran është shumë pranë zyrtarizimit me klubin lezhjan, pasi palët kanë arritur një marrëveshje në parim.
Sipas informacioneve të siguruara nga “Shkodra Sport”, Besëlidhja ka vendosur të investojë për kartonin e futbollistit, duke paguar rreth 10 mijë euro në arkat e Elbasanit për ta bërë Delajn plotësisht pjesë të klubit.
Pas një sezoni me pak hapësira te Elbasani, 22-vjeçari është gati të nisë një aventurë të re, këtë herë me objektivin për të qenë protagonist dhe për të rigjetur vazhdimësinë në fushë.
Negociatat mes palëve janë drejt fundit dhe, nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur të orëve të fundit, Antonio Delaj pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si futbollisti më i ri i Besëlidhjes.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


