Thursday, July 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Zbulohet kohëzgjatja e huazimit të Rrok Tomës te Vllaznia

LAJMI I FUNDIT/ Zbulohet kohëzgjatja e huazimit të Rrok Tomës te Vllaznia

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Rrok Toma do të jetë pjesë e Vllaznisë vetëm për angazhimin e kuqebluve në kupat e Europës. “Shkodra Sport” mëson se marrëveshja e arritur mes Vllaznisë dhe Partizanit parashikon huazimin e sulmuesit deri më 31 korrik, datë që përkon me përfundimin e raundit të tretë të UEFA Conference League.

Kjo do të thotë se trajneri Edi Martini do ta ketë në dispozicion 22-vjeçarin për ndeshjet europiane, ku ai pritet të japë kontributin e tij në repartin ofensiv. Me përfundimin e afatit të huazimit, Toma do të rikthehet te Partizani, klub me të cilin ka kontratë.

Sulmuesi konsiderohet një nga elementët me perspektivë të futbollit shqiptar dhe Vllaznia beson se ai mund të jetë një vlerë e shtuar në sfidat europiane. Drejtuesit kuqeblu kanë synuar ta përforcojnë skuadrën me futbollistë që mund të japin menjëherë kontribut, ndërsa afrimi i Tomës vjen pikërisht në këtë kuadër.

Tashmë mbetet të shihet nëse 22-vjeçari do të arrijë të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të ndihmojë Vllazninë në objektivin për të kaluar sa më shumë ture në UEFA Conference League.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments