Saturday, July 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBraziliani Casemiro, i vetmi i pamposhtur në Botëror

Braziliani Casemiro, i vetmi i pamposhtur në Botëror

Për rreth 30 minuta, në Brazil shumëkush mendoi se Casemiro duhej të zëvendësohej në ndeshjen kundër Japonisë. Tifozët, mediat, madje edhe presidenti Lula da Silva pranoi pas ndeshjes se kishte qenë dakord me këtë ide. Por ishte një njeri që nuk humbi besimin: trajneri Carlo Ancelotti.

Mesfushori brazilian pati një pjesë të parë të vështirë ndaj Japonisë. Mori karton të verdhë, gaboi në disa duele dhe humbi topa më shumë se zakonisht. Megjithatë, në pushim Ancelotti vendosi ta mbante në fushë dhe vendimi rezultoi vendimtar.

Në pjesën e dytë, Casemiro shënoi golin e barazimit, dominoi mesfushën dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Besimi i Ancelottit nuk ishte rastësi, pasi ata kanë punuar së bashku për vite me radhë dhe trajneri italian e njeh më mirë se kushdo karakterin e mesfushorit. Pas ndeshjes, Ancelotti deklaroi se askush nuk mund t’i mësojë Casemiros si luhet futbolli dhe se ai është një lider i vërtetë.

Me këtë fitore, 34-vjeçari vendosi një rekord të jashtëzakonshëm. Ai numëron tashmë 12 ndeshje në Kupën e Botës pa asnjë humbje, duke barazuar rekordin historik. Në vitin 2018 Brazili u eliminua nga Belgjika, por Casemiro mungoi për shkak pezullimi. Ndërsa në vitin 2022 eliminimi ndaj Kroacisë erdhi vetëm pas penalltive, ndaj statistikat zyrtare e ruajnë serinë e tij të pamposhtur.

Rikthimi i Casemiros në kombëtare ka rikthyer edhe ekuilibrin dhe personalitetin e Brazilit. Pas eksperiencës së suksesshme te Manchester United, ai mbetet një nga liderët e padiskutueshëm të Seleçaos, një pikë referimi për lojtarët e rinj dhe njeriu që di të marrë përgjegjësi në momentet më të vështira.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments