Tuesday, July 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia ka ende shpresa për plotësimin e listës së...

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia ka ende shpresa për plotësimin e listës së federimit me lojtarët e duhur

Shumë zhurmë rreth listës së federimit të ekipit të Vllaznisë publikuar pasditen e sotme nga UEFA. Një listë ku binte në sy numri i reduktuar, vetëm 15, i kuqebluve, pikërisht për shkak të bllokimit të merkatos së tyre.

Por burime të Gazetës “Shkodra Sport” pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se situata nuk është kaq “zi”. Ata kanë gati rreth një muaj që i kanë shlyer detyrimet ndaj lojtarëve dhe si rrjedhojë kanë pritur nga dita në ditë për rihapjen e merkatos, por duket se Kampionati Botëror ka prishur shumë sepse askush nuk e ka patur mendjen tek një çështje e tillë.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë në kontakte të vazhdueshme bashkë me ata të FSHF-së me përfaqësues të UEFA-s që janë angazhuar në zgjidhjen e kësaj çështje dhe lajmi i fundit është se ka shpresa që nesër ky problem të marrë zgjidhje. Por edhe nëse nuk ndodh kjo sigurisht që Vllaznia nuk do të mbesë me 15 futbollistë në listën e federimit.

Kjo ngaqë deri nesër në darkë është afati për të gjithë ekipet për të dorëzuar Listat B me lojtarë të formuar tek Akademitë e tyre. Si rrjedhojë kuqeblutë kanë ndër mend që ta plotësojnë listën e federimit me lojtarë si Halili, Hajdari, Ndoj, Sokol Uldedaj, Simon Uldedaj, Amer Kthupi, Erman Pishtari dhe Alevio Ndoj. Të gjithë këta futbollistë kanë qenë me skuadrën edhe në fazën përgatitore në Slloveni dhe kanë luajtur edhe në ndeshjet miqësore të luajtura atje.

Kjo do të thotë se ai “panik” aq i madh i krijuar pasditen e sotme nga media të ndryshme, nuk është dhe aq i madh. Madje, ndoshta kjo e keqe mund të ketë një të mirë nga pas, promovimin e këtyre elementëve të rinj, megjithatë siç thamë, ka ende shpresa që nesër të federohen edhe lojtarët e ardhur nga merkatoja.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments