Wednesday, July 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPak orë para duelit në Champions League, mesfushori njofton largimin nga Egnatia

Pak orë para duelit në Champions League, mesfushori njofton largimin nga Egnatia

Mesfushori Flamur Ruçi ka zyrtarizuar largimin nga ekipi i Egnatias. 24-vjeçari përmes postimit në rrjetet sociale, ka bërë publik vendimin për ta mbyllur kapitullin me kampionët e Shqipërisë. “Erdha, pashë, fitova.

Falënderojë presidentin Agim Demrozi, drejtorin Klejdi Zenelaj, trajnerët, tifozat dhe të gjithë shokët e ekipit për bashkëpunimin dhe momentet që kemi ndarë së bashku. Me respekt Ruçi”, mesazhi i mesfushorit beratas.

Edhe pse klubi rrogozhians dhe lojtari kishin kontratë deri në verën e vitit 2028, palët kanë prishur marrëveshjen. Nuk dihet nëse kjo ndarje ka ardhur me konsensus.

Te klubi rrogozhinas, Ruçi fitoi titullin kampion në Superiore që në sezonin e parë. Ky largim pak orë para ndeshjes së parë në Champions Leagu karshi Petrocub, vjen si “goditje” për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede.     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments