Wednesday, July 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-sulmuesi i Vllaznisë rikthehet te Skënderbeu, nis përgatitjet me korçarët

Ish-sulmuesi i Vllaznisë rikthehet te Skënderbeu, nis përgatitjet me korçarët

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Pas përfundimit të huazimit te Vllaznia, sulmuesi ganez Bismark Charles është rikthyer te Skënderbeu dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën korçare. Lojtari është parë në stërvitje me bardhekuqtë, të cilët prej 1 korrikut kanë nisur fazën përgatitore për edicionin e ri.

Charles kaloi sezonin e fundit në formë huazimi te Vllaznia, ku ishte pjesë e skuadrës në Superiore dhe në ndeshjet europiane. Me përfundimin e marrëveshjes së huazimit, ai është rikthyer në klubin që zotëron kartonin e tij dhe pritet të jetë një nga armët kryesore të repartit ofensiv të Skënderbeut për sezonin e ardhshëm.

Rikthimi i 25-vjeçarit konsiderohet një përforcim me peshë për korçarët, të cilët po ndërtojnë skuadrën me synimin për të qenë konkurrues në kampionatin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments