Sunday, July 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Gjon Shytit, trajnerit shkodran të notit që ka...

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Gjon Shytit, trajnerit shkodran të notit që ka ‘çmendur’ Italinë dhe Turqinë me punën dhe sukseset e tij

Shkruar nga Gjergj KOLA

Nëse flasim për sportin e notit, emri më i njohur shqiptar që ka bërë emër në mbarë Evropën dhe botën, padyshim që është shkodrani Gjon Shyti. Ai ka punuar fillimisht me Vllazninë, ndërsa pas viteve ’90 emigroi në Itali, ku jetoi për rreth 24 vjet dhe arriti suksese të shumta si trajner. Suksese këto që tashmë prej 11 vitesh po i vazhdon edhe në Turqi.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të 65 vjetorit të lindjes së tij dhe me këtë rast në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Gjoni ka lindur në Shkodër më 12 korrik 1961 dhe ka zgjedhur të merret me not që në moshën 12 vjeçar me trajnerin e tij të parë Halim Zaganjorin. Do të kalonte pastaj me të rriturit me trajner Shuajp Mehmetin te Vllaznia ndërsa në vitet 1984-1985 ka përfaqësuar Partizanin. Do të rikthehej sërish te Vllaznia dhe karriera e ti do të vazhdonte deri në vitin 1989 ku dhe rezultatet nuk i kanë munguar. Por njëkohësisht gjatë këtyre viteve bashkë me Franc Nogën do të drejtonin ekipin e notit të fëmijëve në Shkodër.

Do të fokusohej tërësisht tek trajnimi pas lënies së sportit dhe duke drejtuar ekipin e të rinjve filluan edhe rezultatet të rriten, të fitohen trofe dhe të thyhen rekorde. Pikërisht duke parë punën e tij, Federata Shqiptare e Notit e afron në stafin e ekipit kombëtar në vitin 1990.

Ndër emrat e sportistëve më të spikatur që ai ka stërvitur tek Vllaznia janë Besnik Kroni, Altin Komi, Mondi Shyti, Lekë Thani apo dhe të mirënjohurën Anila Egerçi. Do të vazhdonte të punonte me ekipin shkodran deri në tetor të vitit 1992 sepse më pas do të emigronte në Itali.

Atje i besohet drejtimi i ekipit “Vittoria” dhe bashkë me sportistët e tij në 17 vite ka fituarme shume se 1000 (nje mije) medalje rajonale ,
rreth 60 medalie ne nivel kombetar e 30 te tjera ne nivel europian e boteror!!!Nga duart e tij ka dalë një nga notarët më të mirë të Italisë- Luca Marin, të cilin e ka stërvitur për 12 vite rresht derisa e ka çuar tek titulli I lartë Kampion Europe dhe dy herë nënkampion Bote. Me të, Gjoni ka marrë pjesë edhe në dy Olimpiada, në Athinë në vitin 2004 dhe në Pekin më 2008. Këto suksese kanë bërë që për shkodranin të ketë vlerësime maksimale nga qyteti ku ai ka jetuar teksa e kanë shpallur “Qytetar Nderi I Vittorias”.

Nga viti 2015 e deri më sot, ai vazhdon të punojë në Turqi, aty ku Federata e këtij vendi i besoi drejtimin e Qendres Federale të Notit në Ankaraku me rezultatet dhe sukseset e tij ka fituar sërish vlerësimin e të gjithëve. Notarët e drejtuar prej tij kanë arritur të shpallen kampionë të Evropës dhe nënkampionë të botës. Ata kanë vendosur rekorde të shumta dhe, pikërisht për këtë arsye, Gjon Shyti është vlerësuar maksimalisht si në Itali, ashtu edhe në Turqi.

Protagonisti i këtij shkrimi ka dhënë pak kohë më parë një intervistë të gjatë për karrierën e tij sportive. Ju mund ta ndiqni të plotë në videon e publikuar në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në YouTube.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments