Vllaznia e sezonit të ri ka pësuar shumë ndryshime në përbërje dhe ajo që konstatohet lehtësisht është largimi i lojtarëve me emër dhe me vlerë të konsiderueshme në treg dhe afrimi i lojtarëve të tjerë pa emër dhe me vlerë të vogël.
Kjo gjë mund të verifikohet lehtësisht edhe në websitin e njohur “transfermarkt” i cili e rendit Vllazninë aktualisht në vendin e 8-të në mes 10 ekipeve të Superiores, pjesmarrëse në sezonin e ri 2026-2027.
Vlera e kuqebluve sipas kësaj faqe është vetëm 3.63 milionë euro dhe më pak se këtë vlerë kanë vetën dy ekipe, Vora (3.25 milionë euro) dhe Laçi (3.08 milionë euro).
Renditja kryesohet nga ekipi kampion në fuqi i vendit- Egnatia, vlera e të cilës është 6.95 milionë euro, e ndjekur nga Partizani, Dinamo e Teuta. Më pas vijnë Tirana, Elbasani e Skënderbeu, për të mbërritur tek Vllaznia e vendit të tetë.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”



