Friday, July 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbyllet aventura europiane e tij me Vllazninë, Rrok Toma rikthehet te Partizani

Mbyllet aventura europiane e tij me Vllazninë, Rrok Toma rikthehet te Partizani

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Sulmuesi Rrok Toma ka mbyllur huazimin te Vllaznia dhe është rikthyer te Partizani. 22-vjeçari ishte afruar te skuadra shkodrane vetëm për angazhimin në Kupat e Europës, por pas eliminimit të kuqebluve nga Conference League, marrëveshja ka përfunduar. Toma është paraqitur në stërvitje me ekipin e Partizanit, ku do të jetë sërish nën urdhrat e stafit teknik të “demave”. Sulmuesi i Kombëtares U21 u bashkua me Vllazninë në fillim të korrikut dhe ishte një nga përforcimet e menduara për sfidat europiane. Te Vllaznia, Toma pati një eksperiencë të shkurtër, ndërsa tashmë e ardhmja e tij do të vendoset nga trajneri i ri i Partizanit dhe planet që klubi kryeqytetas ka për sezonin e ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments