Trajnerja e ekipit Vllaznia U18 në basketboll për të reja Ingrit Dashja, ka marrë së fundi një detyrë të rëndësishme, atë të zëvendëstrajneres të ekipit kombëtar U18 të femrave i cili ka nisur edhe ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Emërimi në këtë detyrë padyshim që është një vlerësim për Dashjen, e cila përpos vlerave që ka shfaqur për vite me rradhë në fushën e lojës si basketbolliste, tashmë po mundohet ta bëjë sa më mirë edhe detyrën e trajneres.
Dhe tek Vllaznia U18 në dy vitet e fundit kur e ka drejtuar atë, ka bërë një punë shumë të mirë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Federata Shqiptare e Basketbollit e ka përzgjedhur të jetë edhe pjesë e stafit të ekipit tonë kombëtar.
Në këtë mënyrë, pas trajneres tjetër shkodrane- Medina Mustafa që është emëruar trajnere e ekipit kombëtar U20, emërimi edhe i Ingrit Dashjes si zëvendëstrajnere e kombëtares U18, është një vlerësim për punën e tyre jo vetëm tek basketbolli shkodran, por tashme edhe tek ai shqiptar.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


